Sektori i Teknologjisë Informatike dhe i Komunikimit (STIK) është përgjegjës për themelimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemit të TIK të Agjencisë në përputhje me legjislacionin e Republikës së Maqedonisë, Bashkimit Europian dhe standardet e pranuara ndërkombëtare, krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave për nevojat e Agjencisë, si dhe marrja e masave për mbrojtjen e sistemit të TIK të Agjencisë.
Për të rritur efikasitetin e punës së Agjencisë në fushën e zbatimit të masave për politikën bujqësore dhe politikat e zhvillimit rural, STIK zhvillon zgjidhje të sofistikuara softuerike të përshtatura me standardet e BE-së.