Nё llogaritё e blegtorёve dhe kopshtarёve janë paguar mbi 866 milion denarё për subvencione
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural informon prodhuesit e kulturave tё kopshtarisё dhe blegtorёve se mjetet për subvencionet janë paguar në llogaritë e tyre. Në llogaritë e gjithsej 3,124 fermerëve të cilët kanё paraqitur kërkesë për pagesa direkte për delet e mbarështuara, u paguan mbi 633.4 milionë denarë, ndërsa pёr 10.547 kopshtarë u paguan mbi 233.4 milionë denarë.
Drejtori I AMFBZHR, Nikica Bacovski, informoi se kjo është pagesë e mjeteve për ata aplikantë që kanë paraqitur kërkesa për pagesa direkte për delet dhe kulturat e kopshtarisё. Mjetet sigurohen nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi dhe kjo mbështetje ju takon të gjithë ata që kanë fituar ligjërisht të drejtën për ta përdorur atë.
"Pas pagesës për kopshtarët dhe blegtorёt, do të paguhen edhe prodhuesit e duhanit që ishin përgjegjës për ujin ose kullotjen. Gjithashtu gjatë javës së ardhshme, pritet të përpunohen pagesat për subvencionet për bagëtinë e shënuar. Punonjësit janë tashmë duke punuar në procedurën për rimbushjen e kartelave tё karburantit për makineritë bujqësore ose të njohura më mirë si kartelat pёr "naftё tё gjelbёrt" - theksoi Bacovski.
Në periudhën e ardhshme, Agjencia do të vazhdojë me përpunimin e kërkesave të pranuara për masat e tjera dhe pas përpunimit të tyre, pagesa do të bëhet. Politika e pagesës jo selektive të subvencioneve vazhdon pikërisht në periudhën kur ata kanë më shumë nevojë për mjete. Kujdesi për fermerët ka qenë dhe mbetet fokusi i kësaj Qeverie. Fermerët janë partneri ynë, u takon atyre të vazhdojnë prodhimin e kulturave dhe Agjencia e Pagesave si më parë do të jetë një partner që përmes masave do t'i stimulojë ata të rrisin prodhimin dhe të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve vendase.