NJOFTIM


U paguan 617.6 milionë denarë për krerë gjedhi, dhi dhe qengj femër


Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural pagoi afër 617.6 milionë denarë subvencione në llogaritë e 11.785 subjekteve. Bëhet fjalë për pagesë të subvencioneve tek fermerët që kanë krerë të shënuar bagëtish, dhi poashtu para në llogari kanë të gjithë fermerët që kanë mbajtur qengj femër.

Drejtori i AMFBZHR, Nikica Bacovski, informoi se me këtë pagesë, u transferuan mjete për 206 prodhues të duhanit të cilët në periudhën e kaluar paguanin borxhet e tyre për ujë dhe kullotje. 11.4 milionë denarë janë paguar në llogaritë e prodhuesve të duhanit për prodhimin dhe shpërndarjen e duhanit nga korrja e vitit 2020.

“Në ditët në vijim, pritet të paguhen subvencionet për zonat e mbjella me material të certifikuar të farës, e ndjekur nga pagesa e të gjithë atyre që plotësuan kushtet për përfitim të mbështetjes financiare për masën 2.17 pagesa direkte për familje të regjistruar të bletave. Gjatë javës së ardhshme vazhdon përpunimi i kërkesave për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar, pas së cilës të gjithë atyre që i kanë plotësuar kushtet do t'u paguhet mbështetja financiare ”- informoi Bacovski.

Vazhdon politika e pagesës jo selektive të subvencioneve. Ka mjete për fermerët, kujdesi për sektorin bujqësor ishte dhe mbetet në fokusin e kësaj Qeverie. Fermerët janë partneri ynë, është e jona të krijojmë kushte të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e agro-sektorit dhe fokusi i fermerëve duhet të jetë prodhimi i produkteve vendore cilësore.