NJOFTIM

Baçovski:U paguan subvencionet për familje të bletëve dhe ekonomitë e vogla të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e mëparshme


Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillim rural ka paguar 224 milionë denarë subvencione në llogaritë e 5,885 subjekteve. Bëhet fjalë për pagesë të mjeteve për të gjithë bujqit që kanë fituar ligjërisht të drejtën për të përfituar mbështetje financiare për familjet e bletëve, si dhe subvencionet për ekonomitë e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e mëparshme.

Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski, shpjegon se pasi kaloi rebalansi i buxhetit, aplikimet përpunohen më shpejt.

"Përveç aplikimeve për pagesë të subvencioneve, po punohen me shpejtësi edhe kartelat për "naftë të gjelbërt" gjithashtu. Operatori ekonomik "Makpetrol" tashmë i ka përpunuar kartelat, që do të thotë se shumë shpejt do të fillojë shpërndarja e kartelave të "naftës së gjelbër", përmes të cilave fermerët do të jenë në gjendje të mbushin karburant të subvencionuar për makineritë bujqësore."-shpjegoi Baçovski.

Vazhdon politika e mbështetjes së bujqësisë dhe pagesa jo selektive e subvencioneve.Mjete për fermerët ka, kujdesi për sektorin bujqësor ishte dhe mbetet fokusi i kësaj Qeverie. Fermerët janë partneri ynë, është e jona të krijojmë kushte të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e agro-sektorit dhe fokusi i fermerëve duhet të jetë prodhimi i produkteve vendore cilësore.