NJOFTIM

AMFBZHR si lider për IPARD në rajon ndan përvojën e punonjësve të Agjencisë së Pagesave të Shqipërisë


Agjencia për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, sot dhe nesër mirëpret përfaqësues të Agjencisë për bujqësi dhe zhvillim rural nga Shqipëria. Zëvendësdrejtori i AMFBZHR Remzi Abdullahi theksoi në takim se duke siguruar bashkëpunim të ndërsjellë, dy institucionet dhe dy vendet ndihmojnë njëra-tjetrën. Qëllimi, siç tha Abdullahi, është zhvillimi dhe forcimi i strukturës dhe kapaciteteve administrative, si dhe rritja e përthithjes së mjeteve nga programi IPARD.
“Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes AMFBZHR-së, ka kohë që me sukses e zbaton programin IPARD. Dëshmi se institucioni përdor të gjitha kapacitetet në dispozicion për realizimin me sukses të projekteve të financuara nga IPARD, është shfrytëzimi i plotë i buxhetit në dispozicion, i cili është miratuar nga BE-ja për programin IPARD 2. Si vend, për dy vite me radhë nuk kemi pasur prerje në planin financiar të përcaktuar fillimisht. Konfirmimi që po zbatojmë me sukses këtë program është shpërndarja e njohurive në vendet fqinje që përdorin IPARD. Kjo dhe të gjitha vizitat e tjera konfirmojnë se Maqedonia ka një rol të rëndësishëm, udhëheqës në zbatimin e programit IPARD.” – theksoi zëvendësdrejtori Remzi Abdullahi
Punonjësit e Agjencisë së Pagesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këto dy ditë do të bartin njohuritë, përvojat, procesin e punës dhe përgatitjen e projekteve nga programi IPARD. Më konkretisht, do të ndahen përvojat në lidhje me kompetencat dhe mënyrën e përpunimit të projekteve në ofrimin e çmimeve referuese për të gjithë artikujt që janë objekt investimesh në kërkesat për mbështetje financiare përmes projekteve IPARD 2. Gjithashtu, punonjësit nga të dyja agjencitë do të shkëmbejnë përvojat në lidhje me komunikimin me persona juridikë që paraqiten si furnizues të projekteve IPARD dhe nëpërmjet të cilave jepet informacion për çmimet e ofruara në projektet e propozuara. Në këtë puntori dyditore do të ndahen metodologjitë e përcaktimit të çmimeve referuese dhe do të njihen me procedurat e aplikimit, përmes përpunimit të aplikacioneve IPARD deri në nënshkrimin e kontratave dhe pagesën e mbështetjes financiare.
Me ndihmën e mjeteve nga programi IPARD, vendet e rajonit forcojnë sektorët e bujqësisë dhe paralelisht zhvillojnë, modernizojnë ndërmarrjet mikro dhe makro, në mënyrë që prodhimi primar të marrë vlerë të shtuar.