NJOFTIM



Afër 50 milionë denarë nga programi për zhvillim rural janë investuar në projekte për zhvillimin e sportit dhe kulturës në Probishtip


Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikolovski, së bashku me drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski dhe kryetarin e Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov, inspektuan dy nga tre projektet e realizuara përmes Programës për zhvillim rural.
Ministri i bujqësisë, Nikollovski theksoi se komuna e Probishtipit ka pranuar grant në vlerë të përgjithshme prej 50 milionë denarë.
“Me mjetet që janë grant i pakthyeshëm, komuna ka rikonstruktuar rrugën nga Probishtipi në Strmosh, me çka u krijuan kushte për lëvizje më të lehtë të banorëve. Është rikonstruktuar tërësisht “Parku përkujtimor i revolucionit vëllazëria dhe uniteti” dhe është rinovuar dhe modernizuar Shtëpia e Kulturës në Probishtip.” – theksoi ministri Nikolovski
Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, theksoi se komuna e Probishtipit për këtë grant të pakthyeshëm duhet të paguajë vetëm tatimin mbi vlerën e shtuar.
“Është shumë mirë që paratë e ofruara nga Agjencia e Pagesave shpenzohen qëllimisht në objekte që mbeten me vlerë të qëndrueshme në komunat rurale. Me këtë ne japim shenjë për zonat rurale, ku drejtpërdrejt ndikojmë në zhvillimin e zonave rurale dhe përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve.” – theksoi drejtori i AMFBZHR Nikica Baçovski.
Kryetari Anastasov theksoi se ky grant i dhënë nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural është i një rëndësie të madhe jo vetëm për qytetin por edhe për rajonin.
“Me ndihmën e këtyre mjeteve, të rinjve u mundësohet një vend i ri për zhvillimin kulturor dhe sportiv. Përmes Programit për Zhvillim Rural kemi realizuar tre projekte të rëndësishme për ne, këto projekte i japin komunës mundësinë për zhvillimin e kulturës, rekreacionit dhe zhvillimit të turizmit - theksoi kryetari Anastasov
Me masat 321, 322, 323 të Programit për zhvillim rural, në të gjitha komunat në vend janë realizuar mbi 200 projekte investive për të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka siguruar 38 milionë euro nga Buxheti.