NJOFTIM

Drejtori Nikica Baçovski: Janë paguar 455.166.587,00 denarë subvencione për kultura të drithrave


Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural sot ka paguar 455.166.587 denarë në llogaritë e 24.753 shfrytëzuesve.
Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, sqaron se bëhet fjalë për pagesë për masën e pagesave direkte në tokat e punueshme me kultura të drithrave, përveç duhanit.
Paguhen të gjithë përfituesit që kanë plotësuar kushtet dhe kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare nga masa 1.1 e cila mbështet kulturat e mëposhtme: grurë, elb, misër, thekër, tërshërë, oriz, triticale, hikërror, meli, liri , thjerrëza, kikirikë, soje, luledielli, repë vajore, panxhar foragjere, lulëkuqe, panxhar sheqeri, pambuk, kopër, facelia, graor, bizele, naut dhe jonxhë - informoi Baçovski.
Pagesa e pagesave direkte për hapsira të punueshme me kultura bujqësore vjen në kulmin e mbjelljeve pranverore, pra në periudhën kur ato janë më të nevojshme nga bujqit.
Agjencia për Mbështetje Financiare vazhdon aktivitetet e saj për ofrimin e mbështetjes financiare për fermerët me pagesë jo selektive të subvencioneve, e cila zhvillohet në përputhje me dinamikën e procesimit të aplikacioneve të pranuara nga shërbimet e Agjencisë.