Paguhen subvencionet për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka paguar 1.612.876.774,00 denarë për pagesa direkte në llogaritë e 15.753 përdoruesve për duhan të papërpunuar , të kontraktuar dhe shitur nga korrja e vitit 2022.
Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, informon se bëhet fjalë për pagesë për të gjithë prodhuesit të cilët ligjërisht i kanë plotësuar kushtet për marrjen e mbështetjes financiare sipas kësaj mase.
Mjetet tashmë janë transferuar në llogaritë e të gjithë prodhuesve të cilët duhanin e prodhuar e kanë dorëzuar në qendrat blerëse të regjistruara - informon Baçovski.
Bëhet fjalë për shumën e pagesave direkte që kapin vlerën prej 80 denarë për kilogram për duhan të kategorisë së parë të prodhuar dhe dorëzuar, 70 denarë për duhan të klasës së dytë dhe 60 denarë për duhan të klasës së tretë të prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2022.