NJOFTIM
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton prodhuesit e mollëve se është në proces dorëzimi i kërkesave për pagesa shtesë direkte për mollët e prodhuara dhe të dorëzuara nga vjelja e vitit 2022.
Përfitues janë njësitë bujqësore që kanë marrë subvencione për mirëmbajtjen e sipërfaqeve me plantacione me mollë për vitin 2022 dhe e kanë dorëzuar prodhimin e arritur të mollëve te një blerës apo përpunues i regjistruar në periudhën nga 15 shtator 2022 deri më 15 maj 2023.
Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram.
Një certifikatë e lëshuar nga një blerës ose përpunues i regjistruar duhet të dorëzohet krahas kërkesës. Konfirmimi është publikuar në ueb faqen e Agjencisë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 qershor 2023.
Kërkesat paraqiten në sistemin elektronik të Agjencisë nga ekonomia bujqësore dhe nëse kanë nevojë për ndihmë mund t'u drejtohen njësive rajonale në Ministrinë e Bujqësisë.
Linku për qasje në aplikacion është: www.ipardpa.gov.mk - E-subvencione për pagesa direkte.
Duke hapur këtë link, në fushën "Njoftimet/udhëzimet" disponohen udhëzimet e detajuara për paraqitjen e kërkesës, Lista e dokumenteve të kërkuara si dhe Programi dhe Dekreti për pagesat direkte në të cilat janë kushtet dhe masa e mbështetjes financiare paraqitur në detaje.