Baçovski: Është realizuar pagesa prej 88,6 milionë denarë për 5400 shfrytëzues për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar.

  

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka realizuar pagesën e pagesave direkte për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë.

 

88,6 milionë denarë u janë paguar mbi 5400 prodhuesve të qumështit.

 

Përfitues nga kjo nënmasë janë njësitë bujqësore - prodhues të qumështit të lopës, dhisë dhe deles të regjistruar si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive në Regjistrin e fermave të llojeve të caktuara të kafshëve dhe prodhimit të tyre dhe ia kanë dorëzuar një blerësi të regjistruar të qumështit të papërpunuar.

Shuma e mbështetjes është 3,5 denarë/litër për qumështin e lopës së prodhuar dhe dorëzuar dhe 4,5/litër për qumështin e deles dhe dhisë të prodhuar dhe dorëzuar.

“Agjencia ka bërë sot pagesën për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar në muajt maj dhe qershor 2022. Agjencia në periudhën e kaluar ka realizuar edhe pagesën për qumështin e dorëzuar nga janar – prill 2023, kështu që së bashku me preminë e sotme janë paguar mbi 232 milionë denarë në këtë bazë”, sqaroi drejtori Baçovski.