AMFBZHR: Janë nxjerrë 170 vendime për miratimin e mbështetjes financiare përmes Programit për Zhvillim Rural
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka ndarë mbështetje financiare për bashkëfinancim dhe grante për projektet e dorëzuara për masat nga Programi për Zhvillim Rural.
Pas thirrjes për prokurimin e autokombajve, janë aprovuar 31 aplikacione me mbështetje financiare prej 84,6 milionë denarë. Mbështetja bazohet në parimin e bashkëfinancimit prej 50-75% të totalit të kostove të pranueshme. Përfitues të masës janë fermerët individualë dhe personat juridikë, ndërsa vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme është deri në 3 milionë denarë shumë të bashkëfinancuar për përfitues individual.
119 fermerë individualë dhe persona juridikë janë miratuar për mbështetje financiare për blerjen e bagëtive të importuara. Me mbështetje financiare prej 375,3 milionë denarë, aplikantët e aprovuar do të marrin bashkëfinancim të investimeve të tyre prej 50-75% për blerjen e mëshqerrave me prejardhje të lartë për qumësht, mish dhe qumësht-mish të kombinuar,kope delesh me origjinë mashkullore dhe femërore dhe kope dhish për mbarështim meshkujsh dhe femrash.Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme është 10 milionë denarë shumë të bashkëfinancuar për përdorues individual.
Përmes programit për zhvillim rural ne ofrojmë edhe mbështetje financiare në formë granti deri në 10 mijë euro për 21 fermerë të rinj. Përfitues të kësaj mase janë fermerët e moshës 18-40 vjeç të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e Unifikuar për Ekonomitë Bujqësore dhe që kanë paraqitur kërkesë për mbështetje financiare jo më vonë se 18 muaj nga data e regjistrimit në RVEB.Shuma maksimale e pranueshme është 10,000 euro me mbështetje financiare 100% nga Programi për Zhvillim Rural. Për këtë masë janë ndarë 12 milionë denarë.
Buxheti i përgjithshëm për realizimin e investimeve të miratuara është 472 milionë denarë.