AMFBZHR: Pagoi mbështetjen financiare për luledielli të dorëzuar në objektet e regjistruara blerëse

 AMFBZHR: Pagoi mbështetjen financiare për luledielli të dorëzuar në objektet e regjistruara blerëse

 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë sot pagesën për luledielli të dorëzuara nga korrja e vitit 2023. 

Me mbështetje financiare prej afër 24 milionë denarë janë paguar 389 persona. Fondet për këtë pagesë sigurohen nga Programi i Fondit të Ndërhyrjes 2024.

Përfitues të kësaj mbështetje janë njësitë bujqësore që kanë mbjellë sipërfaqe me luledielli në vitin e prodhimit 2023, dhe prodhimin e realizuar ua kanë dorëzuar objekteve të regjistruara për blerje direkt ose përmes një blerësi në periudhën 15.08.2023 – 30.11.2023.

Sasia maksimale e pranueshme e lulediellit është 2500 kg / hektar, ndërsa mbështetja është 5 denarë për kilogram të dorëzuar.