Me ftesë të BE-së Hungaria si vend kryesues i BE-së mbajti në Budapest konferencën e 56-të të drejtorëve të agjencive të pagesave të vendeve anëtare dhe kandidatëve për anëtarësim në BE në datat 17-18 tetor 2024. Drejtori i AMFBZHR-së Ilija Stoilev mori pjesë në ngjarjen ku u prezantua raporti i aktiviteteve të mëparshme dhe u rishikura raporti nga gjetjet e OLAF-it. Shtetet anëtare të BE-së prezantuan planet më të fundit për funksionimin e avancuar të agjencive të pagesave.
Qëllimi i kësaj konference ishte rritja e efikasitetit të brendshëm të agjencive të pagesave si dhe profesionalizimi i sektorit të bujqësisë.