Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural
1. Agjencia për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (në tekstin e mëtejmë: Agjencia) si institucion kompetent dhe autoritet kontraktor për zbatimin e Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural të BE-së (IPARD) fton të gjithë të personat e interesuar fizik dhe juridik nga Republika e Maqedonisë së Veriut të paraqesin kërkesa për mbështetje financiare nga Programi IPARD 2021-2027 për masën e mëposhtme:
1. Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
2. Mbështetja financiare për këtë Thirrje Publike përbëhet nga 75% fonde të siguruara nga Instrumenti i Para-Aderimit të Asistencës për Zhvillimin Rural të Bashkimit Evropian (IPARD) në përputhje me Programin IPARD 2021-2027 dhe 25% fonde të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
3. Burimet financiare me kërkesë individuale jepen si mbështetje financiare (grant) e pakthyeshme në shumën prej:
3.1. 60% e vlerës së totalit të kostove të pranueshme të investimit për masën e diversifikimit të fermave dhe zhvillimit të biznesit.
Përqindja rritet deri në 70% për investimet e propozuara nga bujq të rinj dhe/ose prodhues të certifikuar organik dhe për investime kolektive.
Përqindja e bashkëfinancimit mund të rritet për edhe 10% për investime që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, energjinë e ripërtërirë dhe investime të llojit të ekonomisë qarkulluese
Niveli më i lartë kumulativ/i kombinuar i mbështetjes nuk guxon të kalojë 75%.
4. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është data 20 dhjetor 2024
Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” 14.000.000,00 euro gjegjësisht 862.890.000,00 denarë. Kursi i euros për këtë thirrje publike është 61.635 den.
5. Marrja e formularëve dhe udhëzimeve:
Formularët e nevojshëm nga “Kërkesa për mbështetje financiare nga Programi IPARD 2021-2027” si dhe “Udhëzimet për përdoruesit e fondeve nga Programi IPARD 2021-2027” për secilën masë veç e veç, të cilat përmbajnë të gjithë informacionin për kriteret, kushtet për pranueshmërinë e projekteve dhe kushtet për financim dhe informacione të tjera që janë të nevojshme për përgatitjen e një kërkese për mbështetje financiare Programi IPARD 2021-2027, Udhëzimet për përgatitjen e një plani biznesi/propozimi teknik, Udhëzimet për nxjerrjen e dokumentacionit të nevojshëm nga institucionet kompetente dhe informata tjera të dobishme në version elektronik mund të shkarkohen nga ueb adresa e Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk
6. Mënyra e parashtrimit të kërkesës:
Përdoruesi duhet të plotësojë dhe dorëzojë një Kërkesë për përdorimin e fondeve nga Programi IPARD 2021-2027 për një masë individuale, një plan biznesi të përgatitur në përputhje me udhëzimet për përgatitjen e një plani biznesi ose një propozim projekti teknik dhe dokumentacionin shoqërues siç specifikohet në këtë Thirrje Publike.
Kërkesa e plotësuar për përdorimin e fondeve nga Programi IPARD 2021-2027 së bashku me Planin e Biznesit/Propozimin e Projektit Teknik dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen në zarf të mbyllur me shënim në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm majtas MOS HAP” për Shpalljen Publike IPARD 2021-2027 numër 02/2024 dhe përcaktimin e masës për të cilën është paraqitur kërkesa. Kërkesa mund të dorëzohet me postë rekomanduese ose personalisht në sportelin e Agjencisë.
Pas përfundimit të investimit, përfituesi është i detyruar të paraqesë në Agjenci një kërkesë për pagesë brenda afatit të përcaktuar në Marrëveshjen për Mbështetjen Financiare.
Kërkesa për pagesë është formular i unifikuar që përdoruesit e fundit e marrin me nënshkrimin e kontratës, për masën 7. Kërkesat për pagesë do të jenë gjithashtu të disponueshme për marrje në objektet e Agjencisë dhe nga uebfaqja www.ipardpa.gov.mk.
Shënim: Për shkak të kryerjes së kontrollit në terren nga Agjencia, është e nevojshme që përdoruesi të ketë me vete kopje të të gjithë dokumentacionit të dorëzuar në Agjenci.
Informacione më të hollësishme në kontakt tel. (02) 3097-460 ose në e-mail adresën për kontakt:
ipardpa.info@ipardpa.gov.mk dhe në ueb faqen: