Takim i realizuar i drejtorit të AMFBZHR-së Ilija Stoilev dhe koordinatores nacionale për siguri ushqimore, veterinare dhe politika fitosanitare Verçe Micevska.

Sot pata një takim konstruktiv me drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, z.Ilija Stoilev.

Diskutuam thirrjen publike e cila është në vazhdim, për mbështetje financiare nga Programi IPARD 2021-2027 për masën e Diversifikimit të Fermave dhe Zhvillimit të Biznesit, me një rimbursim 60% të vlerës së totalit të kostove të pranueshme.

Përqindja rritet deri në 70% për investimet e propozuara nga fermerët e rinj ose prodhuesit organikë të certifikuar dhe për investimet kolektive.

Norma e bashkëfinancimit mund të rritet me 10% shtesë për investimet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, energjinë e rinovueshme dhe investimet e tipit të ekonomisë rrethore.

Agjencia e pagesave ka një rol të jashtëzakonshëm në mbështetjen e sektorit të biznesit ushqimor, në drejtim të arritjes së standardeve të sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian.