Mbështetje financiare për kumbulla të prodhuara dhe të shitura

Sot do të paguhen përfituesit e masës 1.4 kumbulla të prodhuara dhe të shitura nga Programi i Fondit Ndërhyrës për vitin 2024. Do të paguhen 194 persona në shumë prej 8.274.180,00 denarë. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë paraqitur kërkesë sipas nënmasës 1.8. “Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të frutave” nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024 dhe prodhimin e arritur të kumbullës e kanë shitur te blerësit  e regjistruar në periudhën prej 20 gusht 2024 deri më 30 shtator 2024 me çmim jo më të lartë se 9,90 denarë për kilogram dhe janë të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore. Sasia maksimale e pranueshme për mbështetje financiare është 17,000 kg kumbulla për hektar të regjistruar sipas nënmasës 1.8. “Pagesat direkte për sipërfaqe bujqësore arë për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të frutave” nga Programi për Mbështetjen Financiare në Bujqësi për vitin 2024. Shuma e mbështetjes financiare është 5 denarë për kilogram.