Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Ilija Stoilev nënshkroi vendimin e fundit nga programi IPARD II që mbulonte periudhën 2014-2020
Instrumenti për asistencën e para-anëtarësimit për zhvillimin rural – programi IPARD II (2014–2020) për Republikën e Maqedonisë së Veriut është qasja në fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për ndihmë financiare për bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin rural. Me ratifikimin në Kuadër të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfaqësuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Evropian për procedurat për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të zbatimit të ndihmës sipas Instrumentit për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA II), e përfunduar më 27 mars 2015, në Shkup.
Nga atëherë, i gjithë programi IPARD II është zbatuar me sukses përmes masave të mëposhtme:
Masa 1, Investime në mjete materiale të ekonomive bujqësore me shfrytëzim të përgjithshëm financiar mbi 1,4 miliardë denarë, gjegjësisht 23 milionë euro.
Masa 3, Investimet në mjete fikse për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut me shfrytëzim të përgjithshëm financiar prej rreth 1,8 miliardë denarë, gjegjësisht 30 milionë euro.
Masa 7, Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve me shfrytëzim të përgjithshëm financiar rreth 1 miliard denarë, gjegjësisht 15 milionë euro.
Masa 9, Ndihmë teknike me shfrytëzim të përgjithshëm financiar prej 20 milionë denarë, gjegjësisht 300.000 euro.
Gjatë programit IPARD II janë shpallur 9 thirrje publike dhe janë realizuar gjithsej 2170 kontrata nga masat 1, 3, 7 dhe 9. Vlera e përgjithshme e mbështetjes financiare të paguar për kontratat e realizuara është rreth 4,2 miliardë denarë, përkatësisht 68 milionë euro, që është 85% e shfrytëzimit të buxhetit të Programit.
Komisioni Evropian e shpalli Republikën e Maqedonisë së Veriut lider në përdorimin e fondeve IPARD në rajon.
Duke marrë parasysh zbatimin e suksesshëm të IPARD II dhe përshtatjen e suksesshme të normave juridike evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut tregon se ka kapacitet për të ecur efektivisht në rrugën e proceseve integrale evropiane.