Realizimi i pagesave direkte për prodhimtarinë hortikulturore

Sot janë paguar 83.451.028,00 denarë subvencione për 10.727 fermerë, për masën 1.4 pagesa direkte për sipërfaqe arë bujqësore për prodhimtarinë e kopshtit dhe luleve në natyrë dhe në serra nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Përfituese janë njësitë bujqësore që kanë një minimum prej 0.2 ha sipërfaqe të mbjellë dhe të korrur me këto kultura bimore: domate, piper, shalqi, pjepër, kungull, fasule, bishtaja, bizele, patate, tranguj, lakër, lakër jeshile, qepë, hudhra, preshi, kungullesha, marullë, brokoli, spinaq, lulelakër, patëllxhan, karrota, selino, panxhar, majdanoz, shparg, rrepka dhe lule në natyrë dhe në serra. Shuma bazë e pagesave direkte është 10.000 denarë për hektar.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural vazhdon me pagesën e vazhdueshme dhe me kohë të subvencioneve, në një periudhë kur fermerët kanë më shumë nevojë për to.