Realizimi i pagesave direkte për qumështin e lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe të dorëzuar

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka bërë pagesën në bazë të qumështit të lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe të dorëzuar në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Janë paguar 4.533 prodhues të qumështit me vlerë të përgjithshme prej 294.212.786,00 denarë.

Pagesa është bërë për ekonomitë bujqësore - prodhues të qumështit të lopës, deles dhe dhisë të regjistruar si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive dhe qumështin e prodhuar ua kanë dorëzuar blerësve të regjistruar të qumështit të papërpunuar në muajt janar, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor viti 2024.

Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.