Realizimi i pagesave direkte për prodhimin bimor nga Programi i mbështetjes financiare të bujqësisë për vitin 2024

Sot janë paguar 625.043.081 denarë subvencione për prodhimtari bimore nga Programi për mbështetje financiare për bujqësi për vitin 2024 për 32.798 fermerë dhe atë për masën 1.1. Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore të përpunueshme për të gjitha kulturat e lavërtarisë, bimë mjekësore, aromatike dhe erëza. Për këtë masë janë paguar 392.148.316 denarë për 23.626 përfitues.

Gjithashtu, sot janë paguar mjetet për masën 1.2 Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.1. për përdorimin e materialit farë të çertifikuar, me përjashtim të duhanit, si dhe për përdorimin e materialit farë të çertifikuar ose të paçertifikuar për oriz. Për këtë masë janë paguar 232.894.765 denarë për 9.172 përfitues.

Aplikantët i kanë dorëzuar kërkesat për këto masa në periudhën maj-qershor 2024 dhe Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka përpunuar dhe paguar mjetet në kohë rekorde.

Për herë të parë, Agjencia po paguan fondet në të njëjtën kohë për masat bazë dhe shtesë për shfrytëzimin e materialit farë të çertifikuar.