Me 6,000,000 denarë do të përmirësohen rrugët pyjore

Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot realizoi një takim me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale”, Zdravko Trajanov.

Në takim u dorëzua vendimi i përkohshëm për shfrytëzimin e mjeteve për një investim që do të dedikohet për ndërtimin e infrastrukturës pyjore (rrugë) në kuadër të njësive të menaxhimit të pyjeve, në përputhje me masën 122 – Investime për rritjen e vlerës ekonomike të pyjeve, nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2026. Mbështetja totale financiare arrin në 6,000,000 denarë, respektivisht 50% e vlerës totale të kërkuar.